Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” është ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi ka kërcënuar në Tik Tok Rigels Rajkun apo i njohur si “Noizy”.

Më parë këngëtarët janë konfliktuar edhe fizikisht në Durrës.

Denoncimi kundër Ahmetit ishte depozituar në policia nga Noizy dhe babai i tij.

“Na ka shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për shkak të kërcënimeve në Tik-Tok se do na vrasë dhe shkatërrojë”, thuhet në denoncim.

Dje, një konflikt i nisur në Tik Tok përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve në Durrës. 4 të rinj u konlfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.