Kryeministri Edi Rama ka vendosur të heshtë për sa i përket deklaratave të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Rama është shprehur në një konferencë për gazetarët se do të ketë një dialog mes dy vendeve pas zgjedhjeve në Greqi.

Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin  e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë nga ana ime e nga ana jonë. Kemi bërë një punë të mirë me kryeminsitrin Mitsotakis dhe Dendias për ta çuar në një rrugëtim tjetër marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do të flas pasi të zhvillohen zgjedhjet në Greqi, do te këtë një dialog”, tha ai.