Autoritetet belge kanë bërë katër arrestime si pjesë e një hetimi terrorizmi, sipas një raporti në gazetën Het Nieuwsblad.

Për tre prej tyre janë lëshuar urdhër-arresti.

Bëhet fjalë për të rinj rreth të 20-ave, të cilët dyshohet se janë radikalizuar nëpërmjet internetit.

Sipas mediave belge, ata nuk kishin hartuar plane specifike sulmi, por siç sqarohet nga prokuroria, vlerësuan se duhet të ndërhyhet, pasi “në këtë lloj operacioni nuk rrezikojmë”.