Maurizio Sarri mund të jetë trajneri i ri për Armando Brojën. Pas zyrtarizimit të kalimit të Everton në duart e vëllezërve Friedkins, këto të fundit kanë pikasur teknikun italian për stolin. Duke iu referuar mediave italiane, e ardhmja e ish-trajnerit të Juventusit shihet sërish në Premier League.

Sipas “Corriere dello Sport”, Sarri do të rikthehet në elitën e futbollit anglez në një etapë të re në karrierën e tij. 65-vjeçari gjendet në pole-position për të pasuar në këtë detyrë Dyche, teksa do të ishte lëvizja e parë e rëndësishme e projektit të presidencës amerikane.

Familja Friedkins janë gati të revolucionarizojnë skuadrën, e cila pas 5 javësh kampionat gjendet në vendin e fundit të renditjes. Ecuri që ka shtuar frikën e rënies nga kategoria në fund të sezonit. Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do të zyrtarizohej, ashtu siç edhe e ardhmja e Brojës në Everton.

Sulmuesi shqiptar po rikuperohet nga dëmtimi dhe nuk ka debutuar ende me skuadrën. 23-vjeçari luan si i huazuar nga Chelsea me të drejtë blerje nga ana e Everton në verën e vitit 2025.