Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ankimon në GJKKO vendimin për kontrollin e banesës së partneres.
Burimet bëjnë me dije se përmes avokatit, deputeti thotë se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi.
Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.
Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.