Një vit pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë dhe një dëmtimi të lidhur me meniskun, Neymar pritet të kthehet në Al Hilal këtë të hënë (21/10).
Sulmuesi 32-vjeçar brazilian është thirrur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë me Al Ain dhe është “gati” për të luajtur, sipas menaxherit të tij Jorge Jesus.
“Më 18 tetor, Neymar përfundoi një vit të plotë mungesë. Ai është ende duke rikuperuar gjendjen dhe nivelin e tij dhe po punojmë hap pas hapi derisa të kthehet në nivelin e lartë në të cilin luante.
Prania e Neymarit në grup nuk ka të bëjë me një manovër apo mashtrim për kundërshtarin, Neymar është i aftë të luajë dhe sa herë të vendos do ta vendos”, nënvizoi trajneri i skuadrës saudite.
Prandaj, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain mund të luajë në Ligën e Kampionëve të Azisë, por do të duhet të presë deri në janar për të shkelur në fushat e Ligës Saudite Pro, pasi ai nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për ligë. / kohajuaj