Apeli i Posaçëm Antikorrupsion la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe.
Tushe, i akuzuar për fshehje të pasurisë, u dënua me vendim të formës së prerë me 1 vit burgim, dënim i konvertuar me 2 vite shërbim prove.
Apeli gjithashtu la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.
Organi i akuzës provoi se ish-kryebashkiaku i Lushnjës nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33m2 në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit.