Në Portin e Durrësit kanë mbërritur tre anije italiane.
Njëra prej tyre, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë.
Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë.
Kurse e dyta është katamarani “Lo spirito di stella”, me qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe.
Ndërsa anija e tretë është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.
Me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur.
“Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali dhe do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill.
Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.