Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Franc Tuci. Ish-kryebashkiaku i PS-së kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, i cili e ka dënuar me 1.6 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi uljen e dënimit duke dënuar me 1 vit burg.

Por Apeli ka vendosur të “rrëzojë” Fran Tucin duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme. Gjithashtu është lënë në fuqi vendimi për Durim Margjekën dhe Ndoc Markun.

Fran Tuci dhe ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku kanë rënë në pranga më 13 korrik 2023 dhe ndaj tyre u ngrit akuza ‘shpërdorim i detyrës’.

Ndërkohë, biznesmeni Margjeka është ende në kërkim për akuzën ‘ndërtim i paligjshëm’, pasi nuk është gjetur për ekzekutimin e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fankimoi vendimin e gjkko se qe e denoi me 1 6 vite burg apeli le ne qeli ish kryebashkiakun e ps se%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.