Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara ndaj kreut të KPP, Jonaid Myzyri.

Jonaid Myzyri kishte apeluar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtarja Igerta Hysi la në fuqi masën e pezullimit nga detyra e kreut të KPP dhe atë të detyrim paraqitje.

“Miratimin e vendimit nr. 61, datë 30.06.2025 dhe vendimit nr. 67, datë 04.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 28.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53 akti, datë 21.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim J.M., me objekt:

1. Ankim ndaj vendimit nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim mase sigurimi personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, si dhe të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

2. Ankim ndaj vendimit nr. 67, datë 04.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, si dhe të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Miratimin e vendimit nr. 61, datë 30.06.2025 dhe vendimit nr. 67, datë 04.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, më datë 28.07.2025.