Anija shqiptare “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar me sukses tre operacione, ku janë shpëtuar 37 emigrantë.

Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla”, thuhet në reagimin e ministrit Niko Peleshi.