Angelina Jolie po përgatitet të bëj diçka krejtësisht ndryshe duke lançuar një markë veshjesh dhe bizhuterish.

Angelina Jolie ka punuar për këtë projekt për më shumë se një vit dhe ajo shpreson që marka tregtare të miratohet në mënyrë që të mund të ecë përpara në sipërmarrjen e saj të re.

Marka tregtare mbulon gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e modës dhe rrobaqepësia.

Angelina foli për rëndësinë e modës së qëndrueshme në intervistën e saj më të fundit me revistën Vogue, duke zbuluar se po përpiqej t’i bënte gjashtë fëmijët e saj të kuptonin rëndësinë e temës.