Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në A2 CNN nga ku foli ndër të tjera edhe për arrestimin e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sheshi e ndau analizën e tij në 4 pika, ndërsa kërkoi që të mos i bëhej gjyq publik.
“Në radhë të parë, nuk më pëlqeu mënyra e arrestimit. Një polici më profesionale duhet të gjejë formula të tjera për të mos krijuar këtë atmosferë.
E dyta, të gjithë ata që kanë shkuar atje dhe kujt do i vijë radha, kur të vjen një letër arresti duhet të shkosh të dorëzohesh atje si të gjithë qytetarët e tjerë sepse nuk ke asgjë mbi të tjerët.
E treta, për sa kohë nuk ka dalë vendimi i formës së prerë, përfshirë edhe qytetarët, konsiderohen të pafajshëm.
E katërta nuk bëhet gjyq publik. Media e ka marrë me një zell të madh, do të gjejë këtë apo atë.
Kjo është e drejta e medias, por kjo krijon në atmosferë në popullatë sepse këtu nuk merret vesh e vërteta nëpërmjet kësaj zallamahije, këtu merret vesh se kush ka boritë më të mëdha”, tha Shehi.