Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka thurur elozhe për progresin që po bën Shqipëria në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kim shkruan se Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira deri tani.
Ajo shton po ashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE-së.
Postimi i plotë:
“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani.SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan Yuri Kim.