Kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Elvin Gokaj kanë shkuar për ngushëllime pranë familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, e cila ka hapur dyert e mortit.
Familja e gjyqtarit po pret vizita ngushëllimi në një shtëpi funerale në Tiranë gjatë gjithë ditës së sotme.
Ndërkohë, të enjten pritet të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë.
Nesër më 8 tetor gjyqtari do të përcillet për në banesën e fundit ndërsa në njoftimin e vdekjes thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.