Ish-deputeti Alqi Bllako ka dhënë dëshminë e tij para GJKKO për akuzën për inceneratorin e Elbasanit.
Burimet bëjnë me dije se Bllako ka thënë se është i pafajshëm ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
“Jam i pafajshëm. Ne cilësinë e sekretarit te përgjithshëm te ministrisë nuk i kam patur rol ne zgjedhjen e anëtareve te komisionit te vlerësimit te ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit qe kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve.”- thotë Bllako.