Gunther Krichbaum, një nga politikanët më të rëndësishëm të CDU-së gjermane, është mjaft i njohur në Shqipëri.
Kryesisht gjatë vitit 2019, kur ishte një nga kritikët e qeverisë shqiptaret, si dhe aleatët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike në Gjermani, CDU, pore dhe Europë.
Krichbaum në atë kohë drejtonte komisionin për Europën në Bundestag dhe përbënte fraksionin anti-Merkel në CDU. Me ardhjen në pushtet të CDU-së vitin e shkuar, fraksioni oponent i Merkel erdhi në qeveri, ku Kancelari Friedrich Merz është kreu i tij. Ndërkaq, krahu i tij i djathtë për zhvillimet në BE, Gunther Krichbaum u emërua ministër për Europën.
Qëndrimi i tij dhe i qeverisë gjermane në lidhje me Shqipërinë ka qenë thuajse në një linjë me qeverinë e Angela Merkel apo Olaf Schols. Maje mund të thuhet se kemi me një avancim të këtij qëndrimi. Këtë Krichbaum, që është kryeksperti për Shqipërinë në CDU e bën të ditur edhe në një takim me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë në Gjermani. Për të cilën ka publikuar mjaft foto dhe një postim të gjatë ku shprehet qartë se Gjermania e mirëpret hyrjen e Shqipërisë në BE. Gunther Krichbaum është një nga mbështetësit e reformës në drejtesi dhe kritik i fortë i Sali Berishës.
Postimi i plotë
Faleminderit shumë për ftesën për Ditën Kombëtare, të nderuara Megi Fino (Zv/Ministre Europiane e Republikës së Shqipërisë) dhe Adia Sakiqi (Ambasadore e Republikës së Shqipërisë).
Këtë vit, pranimi i Shqipërisë në BE ishte në fokus më shumë se kurrë, dhe jam e lumtur që hapat në këtë drejtim po afrohen gjithnjë e më shumë. Shqipëria hapi Grupin e fundit 5 në nëntor – një moment historik vendimtar për t’u bashkuar me BE. Tani bëhet fjalë për ruajtjen e ritmit të reformave dhe zbatimin e mëtejshëm. Sepse qëllimi ynë është ta mirëpresim Shqipërinë në BE.
Mund të mbështetemi te Shqipëria si partnere dhe një forcë stabilizuese në Ballkanin Perëndimor në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.
Këto janë mesazhet dhe sinjali i mbështetjes, të cilat Ministri i Jashtëm Wadephul, i cili më 17 -18 nëntor, si ministri i parë i jashtëm që udhëtoi në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – midis tyre më 17 nëntor, në Tiranë – i përcolli personalisht. Por çfarë do të ishte marrëdhënia Shqipëri-Gjermani pa njerëzit që e mbushin atë me jetë? Më gëzon që gjithnjë e më shumë gjermanë po e zbulojnë Shqipërinë si një destinacion pushimi, jo vetëm falë angazhimit në Bursën Ndërkombëtare të Turizmit në Berlin shkurtin e kaluar, ku Shqipëria ishte vendi pritës. Diaspora shqiptare gjithashtu pasuron Gjermaninë dhe kontribuon në diversitetin ekonomik dhe kulturor të të dy vendeve.
