Vjosa Limani-
Pas vrasjes tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar në një mënyrë skandaloze, duke hequr çdo lloj përgjegjësie nga vetja dhe institucioni që ajo drejton. Si tha!?
“Nuk është detyrë ligjore e ministrisë të kontrollojë hyrje-daljet dhe sigurinë brenda gjykatave” .
Po e kujt është përgjegjësia moj zonja ministre, kur vritet një gjyqtar brenda një institucioni që duhet të jetë më i sigurt, mbase edhe se ajo zyra jote, ku ngroh kolltukun ti!
Dikush t’i thotë ministreshës se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë përgjegjësi absolute që persona të armatosur të mos lëvizin lirshëm në publik. Dhe se ky personi që hyri në gjykatë, më parë kishte lëvizur lirshëm me armë në brez a cantë, rrugëve të kryeqytetit.
Duket se për zonjën Koçiu, siguria publike është një problem “ligjor” që mund të injorohet. Ndërkohë që sipas saj kriminelët mund të lëvizin lirshëm të armatosur se nuk i shqetëson kush!
Kur një ministre përdor ligjin si mburojë për të shmangur përgjegjësinë, tragjedia bëhet e pashmangshme dhe politika e heshtjes zë vendin e veprimit.
Komentet e saja ngjajnë më shumë me një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik sesa me një reflektim real mbi çfarë duhet të bëhet për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike. Është e qartë se, përtej godinave të gjykatave, përgjegjësia fillon në rrugë, në kontrollet e hyrje-daljeve, dhe në veprimet parandaluese të policisë. Kur shteti shmang përgjegjësinë e tij, tragjeditë si kjo bëhen të pashmangshme./ kohajuaj