Një alarm është dhënë pasdite në Paris për shkak të shpërthimeve të forta në një pallat të lartë në lagjen 13 të kryeqytetit francez.

Ngjarja i atribuohet shpërthimit të bombolave ​​të gazit në çatinë e një pallati gjashtëkatësh, sipas policisë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.