Deputeti i PS-së, Daminan Gjiknuri iu është përgjigjur akuzave për faturat e hoteleve të paguara nga Klodian Zoto.
“Unë qëndrimet e mi ai kam bërë publike dhe në Komisionin Hetimor. Nuk ka ndodhur asgjë e re që në atë kohë.
Rast pas rasti gjithkush do të përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Të gjitha udhëtimet, dy udhëtimet që kanë dalë në media janë udhëtime të pretenduar. Ka dokumentacion në MiE. Jam në dijeni që prokuroria i zotëron.
Udhëtimet e mia si ministër janë të deklaruara. Sa i përket rolit tim si ministër, nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë.
Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje ligji nga unë si ministër në ushtrimin e detyrës time. Çdo ministër përgjigjet për atributin e zyrës që përfaqëson. Qeveria është një institucion i organizuar. Këto janë ato që dua të them.
Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete. Lidhjet rastësore me persona apo njohje nuk kanë asnjë lloj vlere. Në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuza politike ka vite që ngrihen ndaj meje.
Me Arben Ahmetaj kam bërë udhëtime se e kam koleg. Për dy udhëtimet drejtohuni ministrisë së energjisë. I keni fatuar atje gjithçka.
Aty janë dokumentat do të dalin, kur të thirrem do të jap shpjegime. Akuzat politike kanë vite që ngriten ndaj meje, të njohësh njerëz nuk është krim”, tha ai.