Ish- gardisti Paro Laçi ka deklaruar në ABC News se Sali Berisha dhe Flamur Noka janë pjesë e listës së spiunëve serbë, të cilën e posedojnë SHBA.

Sipas tij, kjo listë do të publikohet para zgjedhjeve dhe populli shqiptar do të shpëtojë.

Ndërsa, avokati Idajet Beqiri u shpreh se Berisha vjen nga një familje kriminale dhe e ka marrë pushtetin me gjak.

Paro Laçi: “Flamur Noka paska qene kryekrimineli se policia po ajo ka qene. Kjo ppolicia është shumë e butë nga ana njerëzore dhe të preket policia përpara kamerave, tregon që Flamur Noka i shërben serbisë.

Shumë shpejt do të dali lista, emrat që i përkasin Rusisë dhe Serbisë. Do dalin të gjitha, se kush ishte shkëmbi dhe bisturia. Amerika do dali ti ekspozojë që kush janë spiunët që kanë punuar kundër Shqipërisë, do dalin me emra, bisturia ka qene Sali Berisha.

Do dali kjo listë ku do të shpëtojë populli shqiptar. Sali Berisha mendon që do të shpëtojë me këto akte vandale. Por Berisha do të ketë dhe denoncime të tjera, njëri po e përgatis unë. Berisha përmes gjyqësorit bënte korrupsion dhe luftonte kundërshtarëve e vetë. Një ndër ta jam dhe unë, që jam luftuar nga nipi i Sali Berisha, Dritan Berisha.

Tani është e shkruar e zeza mbi të bardhë që kë kishte kundërshtar i luftonte. Shumë shpejt do dali lista me emrat përpara zgjedhjeve. Ai është një ndër ata persona që shumë njerëz e kuptojnë, edhe humbjen e shikojnë si fitore”.

Idajet Beqiri: “Ajo dihet. Ne kemi të bëjmë me një familje misionare kriminale. Ai e ka marr me gjak dhe e ka bërë gjak. Nuk kam parasysh vetëm 2 Prillin e Shkodrës. Por deri te kjo e sotmja që e shkrin. Flamur Noka është nipi i gjeneralit sekret serb dhe ai ka probleme të rënda me drejtësinë shqiptare”.