Rebel Wilson ka zbuluar një detaj të papritur në biografinë e saj “Rebel Rising”, ku shkruan se një nga anëtarët e familjes mbretërore e ka ftuar në një festë me drogë dhe orgji në Kaliforninë e Jugut.

Ajo nuk e ka treguar emrin e personit, por ka zbuluar faktin se ai është burrë dhe është aktualisht i 12-ti ose i 15-ti në radhë për kurorën e Britanisë.

Aktorja pranon se ftesa i erdhi në moment të fundit dhe se organizohej në një nga vilat luksoze të një prej miliarderëve të teknologjisë, në dalje të Los Angeles.

Festa, sipas Wilson, ishte më shumë se luksoze dhe mban mend që kishte akrobatë, burra që kërcenin dhe vajza në një pishinë gjigante të veshura si sirena.

“E pashë anëtarin e familjes mbretërore teksa merrte drogë nga qeset që po shpërndaheshin, dhe sytë i kishte nga gjoksi im, si aseti më i mirë fizik që kam”, deklaron ajo më tej.

Aktorja ka deklaruar se substanca narkotike ishte nxitëse për orgji, aktivitet ky që sipas saj, fillon gjithmonë në një pikë të mbrëmjes në festa të tilla.

Rebel Wilson po zbulon detaje nga më të ndryshmet në librin e saj që e ka datën e publikimit shumë shpejt.