Aktorja turke Hande Erçel, ka firmosur kopertinën e revistës ‘Elle Turkey’, por jo me një imazh por me diçka krejt ndryshe dhe që jemi të sigurt se do ta vlerësoni.

Protagonistja e “Love is in the air” e ka bërë këtë veprim për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti.

Kopertina është domethënëse për shkak se kauza e saj ishte për qëllim që t’i ndihmoj ata që kanë nevojë.

Siç raportohet nga llogaria e Elle në Instagram, ky dizajn do të shkojë në disa bluza që do të shiten përmes markës Nocturne, imazhi i së cilës është Hande Erçel.

“Kopertina jonë për këtë numër special është dizenjuar nga #HandeErçel”, thuhet në postim.