Aktivistja Rezarta Çaushaj e ftuar në Euronews Albania tha se Belind Këlliçi nuk po futet në zgjedhje me synimin për të fituar, por për të rritur profilin e tij publik.
Ajo shtoi se nëse do donte vërtet Belindi të fitonte zgjedhjet përgatitjet do i kishte filluar që prej 4 vitesh, pasi tashmë është shumë vonë për të. Ajo është mbështetur në këtë analizë në faktin se kryeqyteti deri më tani ka qenë bastion i majtë, ndaj përgatitjet duhet të kishin filluar shumë më herët.
“Kandidati i partisë kryesore të opozitës normalisht duhet të futej në garë për të fituar. Ashtu siç e shikoj unë ai nuk është futur në garë për të fituar, por për të rritur profilin e tij publik. Në këtë rast e ka të lehtë të bëjë edhe premtime të cilat nuk janë të realizueshme, siç janë premtimi i transportit falas.
– Advertisement –
Të paktën në mënyrën se si ai do ta realizojë. Strategjia e fushatës së tij, ai deri në këto momente nuk ka një plan, ndërkohë kryeqyteti është një bastion i majtë fushata e tij do duhej të kishte nisur katër vite me parë, jo gjashtë muaj më parë, jo një vit më parë, nëse do donte të kishte shanse për të fituar. Është vonë zoti Këlliçi për të fituar Bashkinë në Tiranë”,-tha për Euronews Albania aktivistja Rezarta Çaushaj.