Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për aksionin kundër të fortëve, me urdhër të SPAK.
Ai u shpreh e operacioni i SPAK është për t’u vlerësuar dhe së është një operacion shumë i rëndësishëm. Më tej nënvizoi se do të ketë edhe një hetim për të parë nëse ka pasur apo jo një dekonspirim të operacionit.
“Do të ketë një numër më të madh të personave që do të goditen. Kur këto mesazhe dhe biseda që janë bërë provojnë faktin penal që është kryer do të merren parasysh rast pas rasti. Është bërë një punë shumë e madhe. Fillimisht besoj se do të pastrohet policia, si edhe enturazhi kriminal.
Besoj do të pastrohet mentalitetin i frikës. Do të goditen politikanë që të kanë qenë mbështetës të krimit. I kemi të pushtetit lokal, pushtetar në qeveri, por edhe në Parlament”, tha ndër të tjera avokati.