Është identifikuar një nga viktimat shqiptare të aksidentit tragjik në Greqi. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur 23-vjeçarja Evgjeni Micka, që u identifikua me analizën e ADN.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe 24 persona të tjerë janë identifikuar. Përplasja e dy trenave në Greqi, shkaktoi mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërkohë në orën 12:00 në qendër të Athinës nxënës dhe studentë do të mbajnë një protestë. Gjithashtu pasdite do të zhvillohet edhe një protestë e heshtur nga ana e qytetarëve.
Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe Federata Panhelenike Hekurudhore, ndërsa është ndaluar qarkullimi i trenave.