Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçare, e cila ka përplasur me automjetin e saj një efektiv të policisë, i cili po dokumentonte një tjetër aksident të ndodhur më herët në afërsi të tunelit të Krrabës.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, kur shtetasja, duke drejtuar automjetin e saj nën efektin e drogës përplasi efektivin e policisë.

Fatmirësisht, punonjësi i policisë, edhe pse i lënduar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 21-vjeçaren dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.