Një përplasje mes dy autoveturave në aksin rrugor Krumë –Golaj në Has, ka rezultuar fatal me humbjen e dy jetëve dhe një person tjetër, i përfshirë në aksident  ndodhet në spitalin e Tiranës me plagë të rënda.

Sipas policisë së Kukësit N. Sokoli,  lindur dhe banues në Vlahën të Hasit dhe aktualisht emigrant në Angli,  humbi jetën në momentin e përplasjes, teksa po drejtonte automjetin e tij të tipit “Benz mercedez”, ndërkohë që pasagjeri tjetër që ndodhej në të njëjtën autoveturë Z. Ngjeçi  dhe ky banor i zonës i, humbi jetën në spitalin e traumës , pasi ishte dërguar më urgjencë në spital në Tiranë për mjekime më të specializuar, dhe i plagosur rëndë.

Ndihma e parë u dha në spitalin e Krumës.

Sokoli pas kishte pirë një kafe në një lokal përgjatë rrugës ishte nisur për në shtëpi, kur ra viktimë e aksidentit fatal.

Në rapsitin e traumës është dhe i riu i mbijetuar banor i zonës i cili ishte në drejtim të autoveturës tjetër, me të cilën ai u përplas. Sipas mjekëve ka dëmtime të rënda dhe thyerje të legenit.

Policia tha se shpejtësia ishte shkaku i aksidentit dhe dalja papritur në rrugë e automjetit, ku ndihej personi që është i plagosur. Në ato momente ky aks rrugor që është i asfaltuar dhe më dy kalime ka një intensitet shumët ë vogël të qarkullimit të automjeteve dhe aksidentet janë tepër të rralla./kohajuaj

IMG 20250909 WA0004 1