Një aeroplan i American Airlines me disa anëtarë të Kongresit Amerikan u përplas me një avion tjetër të së njëjtës kompani në pistën e Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA).

Sipas ABC News, një Bombardier CRJ 900 që operonte American Airlines Flight 5490 nga Uashingtoni në Charleston, Karolina e Jugut, u përplas me krahun e një Embraer E175 që operonte American Airlines Flight 4522 për në Aeroportin JFK të Nju Jorkut.