Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në mbikalimin e Levanit, ku dy automjete, një Volkswagen Passat dhe një Skoda Fabia, janë përplasur me forcë.

Si pasojë e goditjes, një nga mjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Nga aksidenti janë plagosur katër persona, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.