Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja është regjistruar një viktimë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.