Një aksident i rënda ka ndodhur në Itali ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona. Mediat vendase shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në zonën Asti , ku një 23 vjeçar dhe tre maqedonas 30-vjeçarë me banim në zonën e Astit kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Përplasja kokë më kokë ndodhi përgjatë rrugës provinciale 456, në rrugën Turchino që lidh Liguria me Monferrato, në pjesën ku merr emrin rruga Ponteverde. Viktimat janë një 23-vjeçar nga Asti dhe tre maqedonas 30-vjeçarë me banim në zonën e Astit.

23-vjeçari udhëtonte i vetëm me njërën makinë, tre maqedonasit në tjetrën. Kryebashkiaku i Nizza Monferrato, Simone Nosenzo, tha se është një tragjedi që u mori jetën katër të rinjve.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga policia rrugore e Astit, për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit.