Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë Mamurras.
Mësohet se i mituri është goditur nga një makinë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve.