Ish zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Numri 2 i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha u paraqit në SPAK për të dhënë sqarime për veprimet e uniformave blu në 21 janar.
“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.
Kuliçaj është një figurë e lidhur shumë ngushtë me PD-së dhe ish- kryeministrin Sali Berisha. Ai ka qenë fillimisht truprojë e tij dhe me bekimin e Berishës, u “katapultua” në atë kohë në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.