Deputeti Agron Çela është marrë në pyetje për mbi një orë nga prokurorët e SPAK për aferën e CEZ-DIA.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Çela nuk ka dhënë shumë detaje për mediat, ndërsa është shprehur:

“Kam ardhur për punët e mia, Ilir Metën e njeh e gjithë bota. Kam marrëdhënie te shkëlqyera. Kastriot Ismailaj nuk e njoh, kush është ky”?

Agron Çela ka qenë për shumë vite bashkëpunëtor i ngushtë i Ilir Metës, në kohën kur Meta ishte kryetar i LSI.

Pak muaj më parë mediat shkruanin se Meta gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, ka folur për një kontratë që dyshohet se një kompani e Agron Çelës ka pasur me Kastriot Ismailajn.

Bëhet fjalë për një shumë 1.5 milionë euro që dyshohet se Ismailaj i ka transferuar Agron Çelës.