Një nga emrat më të mëdhenj të modës rezulton të ketë pasur angazhim të dyfishtë politik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ekspozitë që hapet me 16 shtator në Londër pritet të tregojë për vizitorët, krahas veshjeve të stiluara nga Coco Chanel, edhe dokumente që provojnë se ajo ka qenë e angazhuar me rezistencën franceze.
Krahas këtyre dokumenteve do të jenë edhe provat kontradiktore se ajo vepronte edhe si agjente naziste.
Lauren Bacall, e cila kuron ekspozitën, thotë se Chanel nuk duhet kuptuar e shkëputur nga angazhimi i saj në luftë:
Ne nuk mund të bënim një shfaqje për Chanel dhe të mos adresonim rekordin e saj të kohës së luftës:.
Dokumentet që shfaqen për herë të parë nxjerrin në pah emrin “Gabrielle AKA Coco Chanel” në një listë prej 400 000 personash, pjesëmarrja e të cilëve në rezistencë mbështetet nga të dhënat zyrtare. “Ne kemi verifikim nga qeveria franceze, duke përfshirë një dokument të vitit 1957, i cili konfirmon pjesëmarrjen e saj aktive në rezistencë”, thotë Cullen për The Guardian.
Muzeu do të shfaqë gjithashtu prova të forta se Chanel ka bashkëpunuar me gjermanët në Parisin e pushtuar, duke përfshirë transkriptet e marrjes në pyetje të pasluftës të tre zyrtarëve nazistë, të cilët të gjithë veçmas e përmendin atë si një burim të besuar.
“Dëshmitë e reja nuk e shfajësojnë atë. Kjo vetëm e bën peizazhin më të komplikuar. Gjithçka që mund të themi është se ajo ishte e përfshirë me të dyja palët”, tha Cullen.
Një fëmijëri e kaluar në një manastir francez pas vdekjes së nënës dhe zhdukjes së babait, prodhoi një personazh, prirja e të cilit për vetëmbrojtje e bëri atë instinktivisht të djathtë. Sipas Cullen, kjo bëri që Chanel më shumë se çdo gjë të kthehej në “një të mbijetuar, gjithmonë në kërkim të mundësive për të ecur përpara në jetë”.
Gjatë fillimit të viteve 1940, Chanel pati një marrëdhënie me oficerin nazist Baron Hans Günther von Dincklage, të cilën ajo e përdori për të liruar nipin e saj, André Palasse, nga një kamp gjerman i të burgosurve të luftës.
Mes veshjeve dhe dokumenteve, në ekspozitë do të shfaqet edhe një portret në vaj i Chanel-it, i pikturuar nga Winston Churchill. Piktura dëshmon për një marrëdhënie të ngushtë me shoqërinë britanike të krijuar përmes romancës së saj me Dukën e Westminsterit. Nazistët i kishin dhënë asaj emrin e koduar “Westminster”.