Izraeli dërgoi agjentë në impiantin bërthamor të Iranit në Fordow pas sulmeve amerikane në fillim të kësaj jave, u tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump gazetarëve në samitin e NATO-s në Hagë.
“E dini, ka njerëz që shkuan atje pas sulmit dhe thonë se ishte shfarosje totale”, thotë Trump.
“Izraeli po harton një raport mbi këtë tani, për aq sa kuptoj unë, dhe më thanë se ishte një shfarosje totale.”
“Mendoj se ishte një shkatërrim total,” tha Trump, “dhe mendoj se ata nuk patën mundësi të nxirrnin asgjë në sipërfaqe sepse ne vepruam shpejt.”
Bombat “ranë pikërisht aty ku duhej të binin”, shtoi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Heggeth. “Mision i përsosur, pikërisht aty ku duhej të shkonim… Ishte një katastrofë nën Fordow.”