Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimin ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe tetë të pandehurve të tjerë në lidhje me aferën me Inceneratorin e Elbasanit.
Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV, se GJKKO ka refuzuar kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar të kësaj çështjeje.
Në seancën e kaluar, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti i PS Alqi Bllako kërkuan pushimin e akuzave ndaj tyre.
Ata kanë hedhur poshtë akuzat për pastrim parash dhe rolin e tyre aferën e Inceneratorit të Elbasanit.