Prokuroria e Beratit ka kërkuar 15 vjet burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit të tij 7-vjeç.
Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.
Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.
46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë, në fshatin “Malësi e Madhe” në Prizren.
Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, me iniciale A. S në 4 nëntor 2021 në banesën e tij, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.