Gazetari Sokol Bregu u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se deri në nëntor do të ketë një veprim nga SPAK-u për akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e mbyllur dosjen, sepse nuk mund ta çojë deri shtatorin tjetër. Bregu u shpreh se nuk është e thjeshtë ta çosh të pandehur zotin Meta, sepse ai ka shumë informacion meqë ka konsumuar të gjithë pushtetet në këtë vend.
“Mendoj se brenda nëntorit SPAK do ta nxjerrë për shumë arsye. Mund ta lërë edhe të lirë, nuk e shpall të akuzuar.
Por duhet të mbyllet, sepse nuk mund të shkojë deri shtatorin tjetër. Nuk mundet që pas nëntorit kur të dalë edhe data e zgjedhjeve, të kërkojë arrestimet të opozitë.
Deri në nëntor, mendoj se do të ketë një veprim nga SPAK. Ose do ta mbyllë dosjen dhe nuk do të jetë Meta pjesë e akuzës, nuk mund ta çojë deri shtatorin tjetër.
Shtatorin tjetër do të jetë shumë vonë për një histori që në thirrjet e fundit të familjarëve të Metës, kanë qenë të shpeshta dhe mendoj se do të konkludojë Prokuroria e Posaçme me zotin Meta. Ose do të jetë i lirë, ose do të vijojë procesin e tij.
Ka edhe trysni të madhe. Vërtet mendohet kështu në ato videot gazmore të zotit Meta, por është një trysni mes SPAK dhe ish-presidentit.
Nuk është e thjeshtë ta çosh të pandehur edhe zotin Meta. Ai ka shumë informacion, ka konsumuar të gjithë pushtetet në këtë vend.
Ai vijon dhe hedh ato videot e veta dhe e marrim me humor por është momenti i fundit në një përballje mes SPAK-ut dhe Metës. E mendoj më të fortë se në rastin e Berishës”-tha Bregu.