Jamarbër Malltezi dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani rezulton pronar i vetëm dhe bashkëpronar në rreth 35 pasuri. Disa prej tyre i janë sekuestruar pas caktimit të masës së arrestit nga GJKKO. Shqiptarja.com sjell sot të dhëna rreth 35 pasurive të Jamarbër Malltezit. Këtu nuk llogariten pasuritë që mund të ketë shitur.
Mes pasurive në emër të Jamarbër Malltezit rezultojnë 9 apartamente me sipërfaqe rreth 2 500 m2 në Tiranë, një nga të cilët në bashkëpronësi me Argita Malltezin (Berisha), me sipërfaqe 128 m2. Jamarbër Malltezi është pronar edhe i 6 njësive ndërtimore në Tiranë me sipërfaqe rreth 1.2 mijë m2. Këto pasuri ndodhen tek ish Klubi Partizani si dhe tek rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, aty ku ndodhet edhe shtëpia e Sali Berishës, zonë e cila quhet ndryshe edhe si ‘Rruga e Salës’.
Pasuritë e tjera janë bodrume, garazhe, troje dhe tokë arë. Të gjitha pasuritë rezultojnë të regjistruara nga viti 2012 deri në vitin 2022, me përjashtim të dy sipërfaqe toke arë 2270 m2 dhe 3 000 m2, në Priskë të Madhe, të cilat figurojnë të regjistruara që në tetor të vitit 2004.
Pas ardhjes nga Kosova në Tiranë në shtator të vitit 2005, Argita Berisha ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin, kishte në bankë 39.500 dollarë si dhe dy mijë euro gjendje, për të shlyerjen e një kredi. Paratë e tjera të kursyera nga pagat që kishin marrë në UNMIK në Kosovë, i kishin investuar në pasuri të paluajtshme. Vijon të mbetet mister burimi i parave të Jamarbër Malltezin që i ka investuar në ndërtim tek ish Klubi Partizani, të cilin e futi në dorë falë pushtetit të vjehrrit.
Pasuritë e Jamarbër Malltezit
Apartament 375 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 372 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 346 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 373 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 356 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë, vlera 160 mijë euro, 29 qershor 2022
Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani, 2 pill 2013
Apartament 201 m2 në Tiranë, vlera 225 745 euro, 12 shtator 2014.
Tokë arë 13 000 m2, Alltare Tiranë, 7 800 000 lekë, 3 shtator 2014.
Apartament 112 m2 në Tiranë, 150 mijë euro, 9 korrik 2013.
Apartament 208 m2 në Tiranë, 93 mijë euro, 29 qershor 2012
Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro, 29 qershor 2012
Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022
Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani, pjesa takuese 480/12000, fituar pronësia në 12 korrik 2021, regjistruar në 3 nëntor 2022.
Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684, regjistruar në shkurt 2019
Apartament 128.3 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 5 qershor 2015
Bodrum 28 m2 në Tiranë, vlera 3 665 200 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 26 nëntor 2015.
Truall 187 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, 4 gusht 2021
Bodrum 18 m2 në Tiranë, 17 mijë euro, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 18 maj 2015
Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe, vlera fillestare 3 950 000 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004
Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004
Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000
Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007
Truall 685 m2, Bashkia Berat, në bashkëpronësi
Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021
Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36, 23 shtator 2021
Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021
Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40, 30 maj 2022
Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022
Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600, regjistruar 9 mars 2022
Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192, regjistruar 7 korrik 2013