Nga Vladimir Muçaj:

 

Arben Voja në Fier më së shumti është i njohur nga pozicionet drejtuese që ka patur sesa për ndonjë perfomancë pozitive të tij. E thënë më shkoqur që në krye të herës është një profil i cili më shumë i ka marrë Partisë Socialiste sesa i ka dhënë asaj. Dy a tre mandate ai ka qenë kryetar komune në Njësinë Topojë-Fier. Nuk mund të themi se la gjurmë suksesi por ashtu zvarr-zvarr i shijoi mandatet për qejf të vet.

I mbështjellë në “jorganin” e madh të PS në një periudhë të më vonshme Voja emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Fier. E pas drejtorllëkut të Mjedisit Arben Voja na “rrëmben” pozicionin e drejtorit të Kadastrës. Këtu ndalin akrepat e “orës” së tij! Pas një kontrolli të thellë ai është i kallëzuar në SPAK për mbi 35 shkelje të rënda.

I përmenda në mënyrë tangente pozicionet e tij drejtuese për tju orjentuar pak më mirë ju lexues të nderuar, por dhe për të cekur dhe diçka tjetër të cilën prej vitesh unë e kam bërë publike qëndrimin tim ndaj tij pa patur aspak e asnjëherë ndonjë gjë personale me zotërinë në fjalë.

E kam kritikuar me fakte kur ai drejtonte mjedisin! E kam kritikuar me fakte dhe argumenta investigues dhe në pozicionin e Kadastrës madje jo më larg se mesi i muajt shkurt te vitit 2023. Jam ndjerë mirë dhe rehat kur shkrimet e mia kanë marrë pëlqimin e mijëra lexuesëve të medias Newsalbania.al, media në të cilën unë kam hedhur jo vetëm opinionet por dhe investigimet e mia për rastin dhe emrin në fjalë.

Tek tuk njerëz të lidhur me interesa afër drejtorit Arben Voja ende në detyrë edhe kanë sharë edhe kanë fyer! Jo ballas por nëpër rrjete të ndryshme! Normalisht me këtë pjesë nuk jam marrë dhe hiç nuk më ka interesuar! Me një prej tyre e ndjej profesionalisht të merrem, ta përmend me emër e mbiemër! E dini pse?! Agjë personale dhe asnjë debat të dukshëm e të zëshëm nuk kam bërë me atë edhe pse ka qënë objek i shkrimeve të mia! Unë në respekt e besnikëri të profesionit merrem me fenomenin dhe jo me njerëzit. Kur fenomeni trashet unë i përmend dhe emrat.

Kjo është deputetja e PS-së në Qarkun Fier Antoneta Dhima. Dhima Arben Vojën i cili është graduar drejtor sa herë i ka dash qejfi atij e ka nip. Është pikërisht suporti i saj ndaj tij që Voja “shijoi” gjatë në kohë drejtorllëkun, realisht të pamerituar! Antoneta Dhima si deputete i ka dhënë atij mbështetje politike të pakursyer. Ky është fenomeni që unë godas!

Nepotizmi në politikë sjellë pasoja! Arben Voja tani është nën akuzë dhe nuk ka Antonetë në botë që ta mbrojë sepse sipas informacioneve të newsalbania.al Voja është aq shumë “pis” sa nuk ka rrebesh shiu që ta shplajë! Pa e pas dëshirën për askënd të jet në burg, e them me bindje të plotë që Arben Voja duhet të arrestohet nga SPAK dhe të vijojë procesi sikundër me shumë të tjerë! Ligji i barabartë për të gjithë! Ndoshta ora po vjen për abuzuesit!

Ndëshkimi përmes drejtësisë i bën mirë edhe vet atij pra Arben Vojës! Ah se harrova edhe pse nuk është thelbësore, por ngelet brenda thelbit! Ky zotëria në profilin e drejtorit ka qenë dhe ca qejfi me pjesën e administratës. E kam fjalën për me femrat e administratës…. Kush e thotë? E them unë me gjuhën e shumë socialistëve brenda administratës dhe dhjetra mesazheve erotike të tij të cilat qarkullojnë tek telefonat e anëtarësisë së Partisë së tij (PS).