Kryeministri Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Kier Starmer po zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kampe emigrante, ku kreu i qeverisë u përgjigj se nuk do të ketë. Më tej vazhdoi me batutë se ‘jemi besnikë martesës me Italinë’.

Ndër të tjera Rama tha se vende të tjera e kanë propozuar, por që u ka thënë ‘jo’.

“Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë. Kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë, por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë.

Dhe për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”, tha Rama.