sh-presidenti Bamir Topi është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.
“E di sa e kam prishur unë sot vetëm për të ardhur këtu. Sot në këtë moment që po flasim, diku në shtëpinë time po festohet ditëlindja e mbesës sime.
Unë nuk besoj të ketë shumë që ta prishin terezinë për të ardhur në një studio televizive për të krijuar një konflikt me dikë. Por problemi është këtu. Më mirë të krijoj unë një konflikt me dikë se ajo masë që nuk mund ta bëjë”, u shpreh ai.
Por gazetarja Marsela Karapanço këmbënguli për një përgjigje të drejtëpërdrejtë. Ish-Kreu i Shtetit u përgjigj hapur se nuk e ka mendur diçka të tillë.
“Fakti që nuk iu dhashë një përgjigje të drejtpërdrejtë do të thotë se nuk e kam çuar ndërmend”, theksoi Topi.