Drejtuesi politik i PS në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve nga kandidati socialist, Albert Halilaj me mbi 5000 vota diferencë.
Majko u shpreh se i kanë një borxh Kukësit që nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.
“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak.
I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.