UEFA do të nxjerrë në shitje 1.2 milionë bileta të Europianit “Gjermani 2024”, duke nisur nga data 3 tetor, me tifozët në të gjithë globin që u jepet e njëjta mundësi për të aplikuar përmes platformës zyrtare të biletave në UEFA: EURO2024.com/tickets.
UEFA ka zhvilluar një program për shitjen e biletave, duke vendosur tifozët në radhë të parë.
Më shumë se 80% e 2.7 milionë biletave do të jenë në dispozicion për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publikun e gjerë.
Një milion bileta do të jenë në dispozicion me një çmim që fillon nga 30 euro dhe nuk i kalon 60 euro.
Mbi 1.2 milion bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori më 26 tetor 2023 dhe tifozët tashmë mund të krijojnë llogarinë e tyre të biletave dhe të jenë gati kur të fillojë procesi i aplikimit.
Edhe 1 milion bileta të tjera do të shiten në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse për mbështetësit e ekipeve pjesëmarrëse pas shortit të turneut final më 2 dhjetor të këtij viti. Mundësia më e mirë për të parë nga afër ndeshje të Europianit 2024 në stadium është të aplikoni për bileta nga data 3 deri më 26 tetor 2023.
Biletat do të ndahen në mënyrë transparente nëpërmjet një shorti.
Çdo aplikant do të ketë të njëjtat shanse suksesi, pavarësisht se kur bëhet aplikimi i tyre. Struktura e çmimeve të biletave për UEFA “EURO 2024” mbetet e përballueshme për sa më shumë tifozë.
Gjithsej 270,000 bileta do të jenë në dispozicion për 30 € dhe për të fundit 10,000 bileta do të jenë në dispozicion për më pak se 100 euro.
Ndërkohë që sipas kategorisë dhe fazave të ndeshjeve, si ajo e grupeve apo gjysmëfinale dhe finale, çmimet shkojnë deri në 1 mijë euro për Kategorinë e Parë.