Drejtori i OBSH për Europën, Hans Henri Kluge, ka përshëndetur mbajten e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, nëpërmjet një videomesazhi drejtuar të pranishmëve.

“Po mblidheni bashkë në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballeni, si dhe për të evidentuar menyrat dhe rrugët për të garantuar kujdes më të mirë cilësor dhe më shumë novatorizëm në shërbimet shëndetësore për njerëzit të cilëve ju i shërbeni”, – tha Kluge

Kluge nënvizoi se sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur. “Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombëtare për vaksinimin e adoleshentëve ndaj HPV, bashkë me veprimatritë e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës, vërtetë për t’u përshëndetur.

Agjencia e re për Shëndet Cilësore dhe Shërbime Sociale është një zhvillim i një rëndësie të posaçme në fushën e Shëndetësisë. Më lejoni të shpreh vlerësimin për përfshirjen e shërbimeve sociale dhe atyre të shëndetit mendor si dhe për tuberkulozin dhe HIV-in si pjesë e shërbimit shëndetësor parësor. Unë e di që sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur”, – theksoi Kluge.

Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e OBSH për Shqipërinë në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Shëndetin 2021-2030 dhe planin për Shëndetin Mendor deri në vitin 2026.