Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi mes të dyve është realizuar në selinë e OKB-së.

Kujtojmë që Kryeministri Edi Rama drejton ditën e sotme një mbledhje të Këshillit të Sigurimit ku diskutohet për sigurinë dhe paqen pas luftës në Ukrainë.

Rama gjatë qëndrimit në New York ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Britanisë dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe.