Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot është e vështirë të jesh opozitar. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se opozita është target i qeverisë, i shtetit dhe i krimit, por është edhe një mision historik.
Kreu i PL-së thotë se beson tek shumica e qytetarëve që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur.
“Natyrisht është e vështirë sot të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit, i krimit, por absolutisht që është edhe një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë, i cili nuk i tradhton bindjet e tij, i cili nuk pranon një regjim të tillë, që kërkon të zëvendësojë lirinë me frikën dhe pasigurinë, që kërkon të shkelmojë çdo ditë interesin publik dhe interesin kombëtar dhe unë besoj shumë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë, që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur”, deklaron Meta!
Per te dyten dite rresht, kreu i PL Ilir Meta po jep mesazhe publike te ‘koduara’, duke dhene per te kuptuar se dicka po ndryshon ne qasjen e tij politike.
Nese nje nate me pare deklaroi se nuk perjashton askend dhe eshte i gatshem per koordinim me cdo opozitar pavaresisht nga emri, nje sinjal ky per kreun e PD zyrtare Lulzim Basha, ne deklaraten e mbremjes se sotme, Meta po tregon se eshte lodhur nga opozitarizmi, teksa nenvizon se eshte e veshtire te jesh opozitar. Kujt ia ndrejton kete mesazh Meta?