58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla i akuzuar për trafik drogë është futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë. Aktualisht për kapjen e 58-vjeçarit janë vënë në kërkim të gjitha policitë e vendeve të BE.

Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, dhe është ndër emrat më të kërkuar në Europë.

Haredin Fejzulla, i cili ka fituar miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë tërhoqi vëmendjen e hetuesve në verën e vitit 2013. Ai u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

Image

Foto nga INTERPOL

Por kush është Haredin Fejzulla?

Një gjyq i vitit 2021 kundër Fejzullait zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth katër milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda.Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim. Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.

Vetë Fejzulla ndodhet në arrati që prej 22 shtatorit 2014: që prej asaj kohe ai nuk është parë më në Belgjikë nga policia. Fejzulla shpesh prezantohej si grek dhe përdorte pseudonime greke si ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’.